Hysaj kthehet titullar për meritë të… Liverpulit!

0

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli.  Shkodrani e ka nisur si rezervë në dy prej takimeve të fundit dhe duket se e ka humbur vendin e titullarit ndaj mbrojtësit serb Nikola Maksimoviç. Por, të shtunën ndaj Frozinones, lojtari i kombëtares sonë do të rikthehet si titullar.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, trajneri Karlo Ançeloti do kryejë rotacione nga porta gjer në sulm. Hysaj pritet ta nisë si mbrojtës i majtë, ndërsa në krahun tjetër do të luajë francezi Malkyit.

Arsyeja për rotacionet nuk është lodhja e lojtarëve, por ndeshja e mesjavës ndaj Liverpulit. Në “Anfield”, Napolin e pret një 90 minutësh vendimtar, nga ku në rast humbjeje rrezikojnë mospjesëmarrjen në raundin e 1/16 të Champions-it.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.