Hysaj ka menaxherin më të pakuptueshëm në botë: U lumturua shumë, nuk mund ta imagjinonte

0

Menaxheri i Hysajt, Mario Xhuifredi është padyshim një nga më të vështirët për t’u deshifruar. Qëndrime që ndryshojnë tërësisht vetëm brenda pak ditësh, për t’i dalë kundër fjalëve të thëna nga vetë ai. Së fundmi për mediat italiane, është raportuar edhe njëherë historia me Hysajn që pas shumë thashethemesh dhe skuadrash ku mund të përfundonte, ka të njëjtin përfundim: “Napoli”.

Mbrojtësi shkodran do të jetë zgjedhje e tretë në rastin më të mirë, sipas planeve që ka treguar Ançeloti deri tani. Di Lorenzo është projektuar si titullar, Malkuit është më favoriti për të qënë zëvendësuesi i tij, por pa harruar edhe përshtatjen që i bëhet Maksimoviç me krahun e djathtë të mbrojtjes.

Por pavarësisht kësaj, Xhuifredi shprehet se Hysaj është lumturuar shumë dhe nuk mund ta imagjinonte që do të përfundonte te Napoli. Disi e tepruar kjo, kur vetë mbrojtësi shkodran u shpreh në konferencën për shtyp për ndeshjet e qershorit me Shqipërinë, se cikli te Napoli ishte mbyllur.

“Diskutimet me Valencian kanë përfunduar  dje. Nuk është gjetur akordi mes dy klubeve. Ju gazetarët nuk i dini gjërat mirë, siç janë në realitet. Hysaj ka pasur tre oferta: “Roma, Valencia dhe Atletiko Madridi”. Nuk domosdoshmërisht do të jetë mbrojtësi i tretë në krahun e djathtë. Në merkaton e transferimeve, dinamika ndryshon ditë për ditë. Napoli kërkon 25 deri në 30 milionë euro, por askush nuk ofronte atë shumë. Kontrata i mbaron në 2021 dhe nuk ka ndërmend të rinovojë. Përpara një jave ne e informuam Hysajn se do të qëndronte te Napoli. U lumturua shumë, nuk mund ta imagjinonte”, u shpreh Xhuifredi.

Këtu kemi lënë pa përmendur edhe faktin se i njëjti menaxher do të ketë dy klientë të tij kundër njëri-tjetrit. Madje për të njëjtën temë italiani do të fliste pak kohë më parë, duke thënë se nuk mund të linte Hysajn dhe Di Lorenzon te e njëjta skuadër, pasi i zotëron të dy aktualisht. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.