Hysaj-Junajtid, rikthehen zërat

0

Elseid Hysaj, kapiteni i Shqipërisë në miqësoren kundër Bosnje-Hercegovinës, mbetet në qendër të zërave të merkatos, pasi shumë klube e vëzhgojnë.

Sot goal.com raporton se Mançester Junajtid është bindur përfundimisht dhe në verë do të bëjë ofertë për mbrojtësin shqiptar.

Napoli kërkon shumë, rreth 40 milionë euro, ndaj nuk do të jetë e lehtë, por nëse Murinjo e kërkon, zor se Hysaj thotë ‘jo’, pa harruar edhe tundimin nga një kontratë joshëse.

Në Mançester pritet revolucion këtë verë, me shumë mbrojtës që do të largohen, ndaj Murinjo po kërkon emra të rinj, të talentuar e me eksperiencë, pak a shumë si Hysaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image