Hysaj ia del, titullar ndaj Juves

0

Të dielën luhet Napoli-Juventus, një ndeshje që pritet me interesim të jashtëzakonshëm në Napoli, ku shpresojnë te fitorja të paktën për të mbrojtur vendin aktual në renditje, pa harruar hakmarrjen e madhe ndaj “tradhtarit” Gonzalo Higuain.

Ditët e fundit ka shqetësuar forma fizike e dy titullarëve, portierit Pepe Reina dhe mbrojtësit Elseid Hysaj.

Kapiteni i Shqipërisë në miqësoren kundër Bosnje-Hercegovinës e mbylli ndeshjen duke çaluar, për një goditje në kavilje, por sot është stërvitur rregullisht dhe ka lënë pas dëmtimin e lehtë, duke qenë gati për të dielën. Në këtë mënyrë, mbetet në dyshim vetëm portieri spanjoll.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here