“Hysaj i pavlefshëm? E do Çelsi, nuk qenka edhe aq keq”

Elseid Hysaj është përfolur shumë për një kalim te Çelsi, që në momentin që ish-trajneri i tij Mauricio Sarri zbarkoi në Londër. Këtë sezon lojtari ynë i kombëtares nuk ka qenë brenda pritshmërive në Napoli, sipas asaj që flitet në shtypin italian dhe një largim drejt Çelsit duket më se i mundshëm.

Lidhur me këtë çështje ka folur agjenti i lojtarit të kombëtares tonë, pikërisht Marko Xhiufredi. Ky i fundit ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli” dhe ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve në Napoli, të cilët sipas tij e sulmojnë shumë ekipin e kaltër.

“Përderisa njerëzit e konsiderojnë Hysajn të pavlefshëm për Napolin, ai mund të shkojë te Çelsi. Ndoshta kjo të tregon që nuk je dhe aq keq. Lojtarët kanë shpirt dhe janë qenie njerëzore, kështu ata preken nga gjykimet e shumta që i bëhen. Ne nuk na intereson se çfarë thonë të tjerët, ne dëgjojmë opinionin e klubit”.

“Një pjesë që çalon në Napoli është që gazetarët nuk e ndihmojnë ekipin. Unë nuk mendoj se shtypi lokal në Torino sillet me Juventusin kështu siç sillen gazetarët napolitanë me ekipin. Sigurisht që nuk i përfshij të gjithë në një thes, pasi ka dhe gazetarë të mirë”, përfundoi agjenti i Hysajt.

RINOVIMI – “Në Champions Ancelloti ka zgjedhur të luajë me Maksimoviç, por është një zgjedhje që duhet të  kuptohet. Nuk ka polemika me trajnerin, por s’mund të thuhet që Hysaj papritmazi u bë një lojtar mediokër. Rinovimi? Do të flasim e të ulemi kur të jetë koha e duhur. Ekziston një klauzolë që Hysaj mund të largohet, në janar ose qershor. Nuk është e thënë që do qëndrojë në Napoli, por gjithçka do të ndodhë në bashkëpunim me klubin. Kishim vendosur me Napolin që të rinovoj im duke hequr klauzolën, uroj që brenda shkurtit të mbyllim gjithçka”, është shprehur Xhufredi për emisionin “Si gonfia la rete” në Radio Marte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *