Hysaj gjen akord me Napolin!

0

Mbrojtësi shkodran ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit axurr dhe do të përfitojë dyfish rroge me bonuse, në krahasim me rrogen te Empoli. Napoli ofron 4 mln, Empoli do diccka me shujme. Megjithate, pritet te mbyllet javen tjeter

Anton Cicani

Elseid Hysaj në fokusin e shumë skuadrave italiane dhe jo vetëm. Sezoni fantastik tek skuadra e Empolit dhe te 38 ndeshjet e luajtura duke marrë mesatarisht një notë pozitive (mbi 6 thuajse gjithmonë), bëjnë që emri i tij të jetë një nga me të lakuarit në skenën e merkatos. E megjithate, Elsi preferon që për momentin të fokusohet tek familja dhe sidomos tek pushimet. Padiskutim që edhe merkato është tepër e rëndësishme dhe madje prej saj do të varen shumë gjëra. Elsi është në momentin më të rëndësishëm për të shpërthyer dhe për të treguar vlerat e tij, edhe pse këtë gjë e ka bërë në një farë mënyre. Por cila skuadër e kërkon realisht? Lacio ka shfaqur vetëm interes teksa kontaktet janë intensifikuar me Napolin sidomos pasi trajneri Mauricio Sarri i Empolit do te drejtojë Napolin. Por, sa kerkon Empoli? Momentalisht, kartoni i Elsit kushton diku tek 4 mln eurot dhe bonuse, ndaj për ekipin axurr sdo të ishin shumë duke qenë se ka një buxhet të rëndësishëm për këtë merkato. Hysaj, ndërkaq, që fiton afërsisht tek 250 mijë euro ne sezon tek Empoli në rast se do të transferohej tek Napoli do te fitonte të paktën dyfish, pra rreth 500 mijë euro. Palët do të takohen në fillim të javës tjetër dhe do të vendosin. Por, shkodrani ka vendosur: do të lërë Empolin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.