Hysaj ëndërron historinë, Napoli vendos rekorde

Napoli fitoi edhe dje ndaj Spalit dhe vazhdon të udhëheqë Serinë A, duke ëndërruar titullin e dytë kampion në histori.

Në krahasim me epokën e Maradonës, Napoli i Hysajt e ka vendosur një rekord të ri, sepse axurrët nuk e kanë pasur kurrë një rendiment të tillë në Serinë A: 7 pikë më shumë se në sezonin 1987/88, 12 pikë më shumë se sezonin e shkuar.

Me 73 gola në 36 ndeshje, Napoli aktual është ndër tre më të mirët në histori: 80 goa në 36 ndeshjet e para në sezonin 2015/16, 77 sezonin e shkuar.

Janë 9 fitoret rresht në kampionat, kurrë më parë Napoli nuk kishte fituar kaq shumë ndeshje rresht në histori në të njëjtin sezon.

Me këtë ritëm, me të drejtë Elseid Hysaj ëndërron të shpallet kampion dhe do të hynte në historinë e Napolit dhe Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *