Hysaj: Ëndërroj të bëhem kapiten

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysdaj, ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin De Biazi, duke folur në lidhje me ndeshjen e nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës, por edhe për çështjen e shiritit të kapitenit, pasi në ndeshjen kundër Izraelit do të mungojë Agolli.

“Shiriti? E kam objektiv, është normale. Çdo futbollist e ëndërron, është një objektiv personal i rëndësishëm, një shpërblim i madh. Shpresoj, duke vazhduar kështu, ta meritoj, por natyrisht është një vendim i trajnerit”.

Miqësorja kundër Bosnjes: “Të shohim, ne do të luajmë për fitore, edhe pse Bosnja ka ekip shumë të mirë, me lojtarë të nivelit shumë të lartë. Natyrisht, është një ndeshje miqësore, besoj se të gjithë do ta kenë një shans, por rezultati ka rëndësi”.

Atmosfera që u krijua në Palermo dhe ndërprerja e takimit ndaj Italisë: “Tani lot nuk quhen ultras, ka edhe ngjarje të tilla në stadiume. Nuk i di arsyet, por besoj dhe uroj se nuk do të ndodhë më”.

Elbasan Arena, ndoshta nuk do të ketë shumë tifozë: “Uroj e shpresoj të jenë të shumtë nesër, ne kemi nevojë për tifozët, na japin gjithnjë një marsh më shumë”.

Xhaka? “Secili ka të drejtë të bëjë si mendon, por vendos trajneri, i takojnë atij vedimet për formacionin dhe ne nuk i diskutojmë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here