Hysaj: E pamundur të pësosh atë gol, na u mohua penallti!

0

Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares, që mbante edhe shiritin e kapitenit, shprehu keqardhjen e humbjes së pësuar me Islandën. Në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport ai deklaroi: “Kishim raste dhe Ishte një penallti për ne. Kjo është ndeshja, nëse nuk shfrytëzojmë rastet dhe nuk na jepet penallti, atëherë humben ndeshjet”.

“Goli i pësuar? Ishte gabim i joni, jemi 4 kundër 1, ose pesë. Është e pamundur që një të na kalojë pesë vetëve. Duhet ta korrigjojmë diçka tillë, ndryshe nuk ecët më përpara. Ata vetëm dy raste patën”.

“Sistemi? Jam ndjerë mirë në rolin ku isha. Besimin e kam për të shkuar përpara. Do shohim disa gjëra të vogla”, tha Hysaj, i cili më pas foli edhe për RTSH. “Na vjen shumë keq që e humbën ne ndeshjen, pasi luajtëm shumë mirë. Më vjen keq dhe për trajnerin, pasi ka punuar shumë këtë javë.

Më vjen shumë keq. Rasti më erdhi te këmba e gabuar, por dhe portieri pati merita. Po e kërkoj golin e parë, por nuk po vjen. Besoj se duhet të vazhdojmë me vetëdijen që jemi të fortë. Të vazhdojmë kështu dhe pastaj do të bëjmë llogaritë”, u shpreh shkodrani.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.