Hysaj, dritë dhe hije në fitoren e Napolit

0

Napoli fitoi në fushën e Xhenoas 3-2, duke rimarrë kreun e Serisë A, në një ndeshje ku heroin e bëri i zakonshmi Mertens, autor i dy golave e gjysmë (një autogol nga Xhenoa).

Ndërkaq, në votimet e medieve italiane pas ndeshjes, Elseid Hysaj mori një notë pozitive, rreth 6, por vlerësimi për të ishte miks, me nota pozitive dhe negative.

Nuk ishte perfekt në rreshtimin që çoi te goli i Tarabt për Xhenoan dhe një gabim tjetër mund t’i kushtonte shtrenjtë Napolit, sepse Lazoviç pati një rast ideal dhe nuk shënoi dot, duke humbur shansin për të barazuar në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, Hysaj ishte shumë më aktiv se zakonisht në fazën sulmuese, duke shkuar shpesh në fundore për të krosuar. Në fund të ndeshjes portieri vendas Perrin i mohoi golin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image