Hysaj drejt largimit, Napoli kërkon me “lupë” pasuesin

Elseid Hysaj nuk po gjen qetësi. Mbrojtësi shkodran prej kohësh është në qendër të vëmendjes. E ardhmja e tij te Napoli është në dyshim dhe ka sërish zëra për një largim tijin nga skuadra italiane. Është folur shumë për një rinovim të kontratës, por nuk ka një marrëveshje.

Sipas “Il Mattino”, Hysaj do ta mbyllë në verë me Napolin dhe me shumë mundësi presidenti Aurelio De Laurentis do të dorëzohet dhe ta shesë për më pak se klauzola prej 50 milionë eurosh që shkodrani ka në kontratë. Momentalisht Hysaj vlerësohet me 25 milionë euro.

Por nuk është vetëm mbrojtësi i kombëtares sonë që nuk po i bind napoletanët, pasi edhe Mario Rui dhe Malkuit me shumë mundësi do e mbyllin gjithashtu me Napolin. Drejtori sportiv, Kristiano Xhiuntoli, po vëzhgon me kujdes tregun.

Manuel Lazari, 25-vjeçari i SPAL, është një nga lojtarët e “piketuar”. Në të njëjtin ekip pëlqehet edhe Mohamed Fares, algjeriani 23-vjeçar që po luan të dytin sezon radhazi në Serie A. Vjet ishte pjesë e Hellas Verona dhe tashmë po e vëzhgon Napoli.

Spanjolli Aleks Grimaldo i Benfikës gjithashtu është në fokus dhe emri i tij ka dalë në skenë prej kohësh. Sytë janë edhe nga Anglia, ku lakohet Kieran Tripier i Totenhemit, si dhe Ben Çiluell i Lester. Vera pritet të sjellë ndryshime te Napoli, që kërkon të rimodelojë krahët e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *