Hysaj drejt largimit? Napoli gjen zevëndësuesin

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli dhe e ardhmja e shkodranit mund të jetë larg ekipit. Mario Xhufredi, agjenti i 24-vjeçarit, “kërcënoi” klubin me largim të lojtarit, si pasojë e minutave të pakta që ka patur në dispozicion, por vështirë që ai të largohet në janar.

Lojtari i kombëtares do të ketë një takim me trajnerin Ançeloti ditën e hënë për të mësuar më mirë, nëse trajneri e vlerëson dhe e ka në planin e tij. Megjithatë, Napoli nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur dhe ka gati zëvendësuesin e shqiptarit.

Manuel Lazari

“Tuttosport” raporton se drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli pëlqen shumë Manuel Lazarin. 25-vjeçari është pjesë e Spalit, ka zhvilluar 18 ndeshje dhe dhuruar 6 asiste këtë sezon, ndërsa bën mirë të gjitha rolet e korsisë së djathtë. Napoli është gati të nisë sulmin për shërbimet e tij, gjithmonë nëse Hysaj largohet dhe nis një tjetër aventurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *