Hysaj drejt La Ligas, dëshirë kryesore e trajnerit të njohur!

Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Napolit, lajm që u përforcua edhe më shumë nga afrimi i Xhovani Di Lorencos, mbrojtësi i djathtë që sezoin që lamë pas u aktivizua për Empolin.

Spekulimet kanë qenë të shumta për sa i përket shkodranit, por mediat italiane së fundmi zbulojnë destinacionin më të mundshëm për Hysajn. Ka qenë “Calcio Mercato” që ka raportuar se Atletiko Madrid mund të jetë ekipi i ardhshëm i 25-vjeçarit.

Hysaj duket se është një preferencë e Diego Simeones, me këtë të fundit që e pëlqen shumë stilin e lojës së mbrojtësit të Kombëtares tonë. Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth kontakteve që mund të ketë mes drejtuesve madrilenë dhe atyre të Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *