Hysaj bën figurë të keqe, Berisha dhe Atalanta mahnitin

0

E pabesueshme, Napoli është mundur në fushën e vet 2-0 nga Atalanta, që vazhdon gtë mahnitë Italinë.

Skuadra bergamaske luajti një ndeshje perfekte, duke bërë gjithçka në mënyrën e duhur dhe duke marrë 3 pikë që krejt papritur e përfshijnë në garën për vendin e tretë në Serinë A.

Dy shpulla nga juventini i ardhshëm Matia Kaldara, një mbrojtës 22-vjeçar i cili nuk kishte shënuar ende këtë sezon dhe krejt papritur u transformua në bomber, duke shtangur “San Paolon”.

Ndeshje mediokre e Napolit, duke përfshirë edhe Hysajn, i cili vuajti gjatë 79 minutave që ishte në fushë, mori një karton të verdhë në pjesën e parë dhe meritonte të dilte me karton të kuq në minutën e 69-të, kur ndali një kundërsulm bergamask.

Triumf total për Atalantën, ku bëri një figurë të shkëlqyer edhe Etrit Berisha, tashmë “mbreti” i portës te surpriza e madhe e sezonit në Itali.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image