Hyka në Tiranë, gjysma e Turqisë në gjurmët e tij!

0

 

Shtatë gola deri tani dhe paraqitje super. Sezoni i Jahmir Hykës me Lucernën është duke shkuar mjaft mirë dhe futbollisti ka rigjetur shkëlqimin e dikurshëm. Ndoshta, “linfa” e re ka ardhur nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë, teksa tashmë fantazisti, që është në fund të kontratës (duhen 6 muaj nga skadimi), po ndiqet nga shumë skuadra në kampionatin turk. Mes tyre, sipas “Blick” është Beshiktashi, që ka shfaqur interesim direkt për 28-vjeçarin, i cili ndodhet në Tiranë këto ditë duke kaluar pushimet. Futbollisti nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, edhe pse e di se do të ishte mundësia e fundit e karrierës për të ndërruar destinacion. Sigurisht, këtë herë, Lucerna s’do të kishte kërkesa të mëdha: duke qenë se kontrata i skadon verën e ardhshme, mund të mjaftohej edhe me një shifër simbolike rreth 500 -700 mijë euro, sipas asaj që ka zbuluar gazeta “Sport Ekspres”. Por, cilat janë skuadrat e tjera veç Beshiktashit, që duan shërbimet e fantazistit? Mes tyre, Antaliaspori i Samuel Eto’osë, Trabzonspori dhe Bursaspori, por edhe Istanbul Bashaksehiri i Cikalleshit ka bërë sondazhe të vogla. Praktikisht, do të kemi një garë të vërtetë për shërbimet e Hykës.

Ndërsa, në Amerikë, gjithashtu, ka pëlqim, edhe pse kalimi i Oqeanit nuk është se duke shumë zgjedhje interesante për futbollistin, i cili është mësuar me Europën.

Anton Cicani

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.