Hyka ndihmon San Hozenë, vjen fitorja e dytë rresht

0

Dy ndeshje, dy fitore: sezoni i ri ka nisur në mënyrë fantastike për San Hozenë e Jahmir Hykës.

Sot në orët e para të mëngjesit San Hoze fitoi 3-2 ndaj Vankuver Uajtkeps, me një përmbysje fantastike, sepse miqtë shënuan të parët në minutën e dytë dhe shkuan në 2-0 në minutën e 17-të.

Një karton i kuq për miqtë dha sinjalin e kthesës, me San Hozenë që shënoi një gol në minutën e 32-të.

Pas pushimit u fut Jahmir Hyka dhe shtatshkurti ndryshoi ekuilibrat në fushë, duke vënë në siklet mbrojtjen kundërshtare.

Një kros i Hykës krijoi golin e barazimit në minutën e 54-t dhe sërish Hyka dha asistin vendimtar, me golin e fitores që erdhi në minutën e 79-të.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image