Hyka ndalet në çerekfinale

Kualifikimi për në fazën play-off ishte tejkalim i objektivit për San Hozenë e Jahmir Hykës në kampionatin amerikan, pasi realisht kjo skuadër kishte përbërje modeste, sulm të dobët dhe mbrojtje jo solide.

Megjithatë, mrekullia u arrit dhe duket se aq mjaftoi, sepse skuadra e Hykës është ndalur në çerekfinale.

Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë San Hoze u mund 5-0 në Vankuver, me Uajtkeps që shënuan pas 30 minutash lojë dhe nuk u ndalën më.

Megjithatë, ka qenë një sezon super për San Hozenë dhe Hykën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *