Hyka merr vizën amerikane: Tramp, asgjë me shqiptarët!

0

Anton Cicani

Ashtu si pritej, Jahmir Hyka ka marrë edhe vizën amerikane. Pas intervistës së dhënë ditën e hënë, në ambasadë amerikane në Shqipëri, fantazisti kuqezi është pajisur me dokumentin që do të udhëtojë drejt Kalifornisë, ku edhe do të prezantohet e firmosë me San Hoze Erthkuajk, për tre vite dhe me 500 mijë dollarë në sezon. Në një intervistë të dhënë për luzernerzeitung.ch, sakaq, futbollisti rrëfeu edhe vendimin për të shkuar në Amerikë, por edhe prapaskenat me drejtuesit e klubit…

Hyka, në Lucernë thuhet se s’je pajisur dot me vizë amerikane. Është kjo situatë jo e lehtë për ty, sepse presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp e ka bërë të vështirë emigrimin për myslimanët si ty?
… (Hyka ditën e djeshme është pajisur me vizën amerikane por intervista është bërë përpara se kjo të merrej).. Nuk ka probleme politike mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe nuk ka të bëjë me fenë, si Myslimane, ashtu edhe Krishtere dhe Çifute. Ka disa procedura, kaq. Edhe një futbollist profesionist duhet t’i respektojë.
Një aventurë e re do të nisë për ty. Ke marrë informacion për Amerikën e Veriut, Kaliforninë dhe San Hozenë?
Jam i lumtur. Që kur jam bërë futbollist profesionist, dëshira ime ishte të luaja një ditë në MLS (Major Soccer League). Tani kam këtë shans që dua ta shfrytëzoj. Këtë aventurë fantastike.
Si mund ta ndihmosh San Hoze Erthkuajk?
Në San Hoze nuk ka shumë futbollistë që kanë luajtur në Evropë. Jam pozitiv. Me këtë eksperiencë mund të ndihmoj ekipin e ri, sigurisht.
Kampionati në Amerikë nis në mars. Çfarë të pret?
Sigurisht, diçka e re për mua. MLS është duke u përmirësuar vit pas viti dhe mendoj se s’është aq e lehtë të luash sa mendohet. Shumë yje luajnë aty dhe mund të mësoj më tepër dhe të fitoj përvojë.
Në Lucernë informove fansat e tu nëpërmjet rrjeteve sociale se do të kishe dashur të vazhdojë, por… mos je i zhgënjyer nga klubi?
Kam luajtur në Lucern për gati 6 vjet, kam krijuar shumë miqësi dhe fansa. U rrita si lojtar dhe si njeri. Sigurisht, dëshira ishte që të vazhdoja, ndaj edhe u zhgënjeva pak. Nuk ndjeva se donin që të qëndroja. Por, në futboll dhe jetë: jo çdo dëshirë realizohet. Sigurisht, një ditë do të kthehem, sepse për mua mbetet një shtëpi e dytë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here