Hyka e nis mbarë sezonin e ri, gjen sërish golin në Izrael

0

Jahmir Hyka u transferua në janarin e ketij viti te skuadra e Netanias në Izrael, ku luajti në pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi kuqezi luajti 14 ndeshje në kampionatin izraelit, ku 9 prej tyre i nisi si titullar dhe shënoi 3 herë. Një gjysmësezoni shumë i mirë, ndërsa sezoni i ri, ka nisur edhe më mbarë për 31-vjeçarin.

Sulmuesi kryeqytetas gjeti rrjetën në Toto Cup, ku në minutën e 80-të të takimit, i dha avantazhin skuadrës së tij përballë Hapoel Hafifa. Takimi përfundoi 2-0 në favor të Netanias, që pas raundit të parë të kësaj Kupe, merr kryesimin e grupit.

Toto Cup, Izrael

Netania – H. Hafifa  2-0
Hyka 80’, Melamed 90+5’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.