Hyka e nis mbarë, feston edhe Gashi

0

Jahmir Hyka e ka nisur me fitore karrierën amerikane, pasi San Hoze mundi mbrëmë 1-0 Montrealin, me një gol shënuar që në fillim të ndeshjes.

Hyka u aktivizua në minutën e 70-të, duke luajtur minutat e para në MLS dhe duke festuar një fitore me shumë vlerë, sepse San Hoze sezonin e shkuar ishte në fundin e tabelës.

Ndërkaq, edhe Kolorado Rapids e ka nisur mbarë, duke fituar 1-0 ndaj Nju Inglënd. Shkëlzen Gashi mungoi në këtë takim për dëmtim, çka e nxjerr edhe jashtë planeve të De Biazit, nëse trajneri ynë e kishte në listë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image