Hyka: Do vazhdoj me Kombëtaren

0

Jahmir Hyka është tashmë “amerikan” dhe vetëm viza i mungon, para se të niset për në San Hoze, ku e presin si blerjen e madhe të sezonit. Mesfushori i kombëtares sonë, duke folur në emisionin “Zona gol” në Supersport, rrëfen transferimin në Amerikë dhe pengun që nuk shkoi në Serinë A italiane: “Kisha mundësi të luaja në Serinë A në vitin 2008 kur u transferova te Mainz. Më kërkonte Atalanta, por fatkeqësisht kalimi nuk u konkretizua. Edhe pse kam ëndërruar gjithmonë të luaja në Itali, jam i kënaqur për mënyrën si ka ecur karriera ime.

“Tashmë jam gati për të luajtur në Shtetet e Bashkuara. Pranova ofertën e San Hozesë, me ofertën financiare që është e mirë, por duhet të them se ishte një paketë e mirë në tërësi. San Hoze ka disa vite që nuk arrin të kualifikohet në play off. Me ndihmën time, por edhe me afrimet e tjera cilësore ambicia e klubit është të ngjitet sa më lart.

Hyka ka biseduar dhe ka marrë edhe bekimin e trajnerit të Kombëtares, De Biazi për transferimin në Amerikë: “Kampionati amerikan është cilësor, nuk do të ndikojë në prezencën me Kombëtaren. Disa ditë më parë kam biseduar edhe me trajnerin De Biazi rreth kësaj lëvizje dhe më tha se pavarësisht largësisë do të jem pjesë e grupit, nëse luaj rregullisht. Trajneri më konfirmoi se unë mbetem pjesë e projektit të Kombëtares.”

Në fund, Hyka flet edhe përkampionatin shqiptar, që e ndjek rregullisht: “Në garën për titullin janë Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi dhe gjithçka është e hapur deri në fund. Besoj se në fund në garën për titull do të luftojnë Skënderbeu dhe Kukësi, por shpresoj të triumfojë Kukësi, pasi Skënderbeu ka vite që fiton. Tirana rrezikon rënien nga kategoria? Titulli është larg, por skuadra ka mundësi të sigurojë një vend në Europë. Nuk e besoj që Tirana do të jetë një nga ekipet në luftën për të evituar rënien.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.