Hyka dhe San Hoze në festë, play-off pas 5 vitesh pritjeje

Jahmir Hyka ka pasur këmbën e mbarë te San Hoze në kampionatin amerikan, pasi klubi kalifornian festoi mbrëmë kualifikimin për në play-off në MLS. Një gjë të tillë San Hoze nuk e bënte që prej vitit 2012, ndaj është një arritje e madhe, aq më shumë që ka skuadra të tjera më cilësore që kanë mbetur jashtë.

Skuadra e Hykës ka bërë një mrekulli të vogël, sepse ka ndërtuar gjithçka te forma e shkëlqyer shtëpiake dhe ka shënuar vetëm 39 gola, duke pësuar 60 të tillë, një rekord, sepse është e pamundur që një skuadër të shkojë në play-off me golaverazh -21.

Mbrëmë San Hoze mundi 3-2 Minesotën, me një gol në minutën e 93-të nga Urenja, gol që vlejti kualifikimin për në turin e parë play-off, ku Hyka (titullar edhe mbrëmë) me shokë do të përballen me Vankuverin në transfertë, të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *