Huntelar magjik, Ajaksi “shkundet” me dy ndeshje brenda ditës

0

Ajaksi i Amsterdamit duket se e ka marrë më seriozisht se ç’duhet fazën pregatitore. Erik Ten Hag ka vendosur t’i ndajë djemtë e tij në dy grupe për të zhvilluar dy miqësore të ndryshme brenda pak orësh. Kjo me qëllim që lojtarët të kenë sa më shumë minuta në këmbë për të bërë nisje sa më të mirë të sezonit.

“Harkëtarët” kanë kaluar gjithë ditën në Greqi, ku janë përballur me Ofi Kreta në drekë dhe me Panathinaikos mbasdite. Ndeshja e parë ishte ndaj skuadrës ishullore. Në formacion binte në sy vetëm prezenca e Huntelar dhe Lase Shëne. Sulmuesi arriti të plotësonte një dopiete. Sfida përfundoi 2-6 për talentet e Ten Hag, që u treguan të papërmbajtshëm.

Miqësore

OFI Kreta-Ajaks 2-6

Huntelar ‘5, ’62, Dani De Vit ’26 ‘68, Kik Pieri ’59\ Lisandro Semedo ‘8, Kosmas Tsilianidis ‘57


Ndeshja tjetër mes holandezëve dhe Panathinaikos nuk ka rezultuar aq e suksesshme sa e para. Ekipi grek ka arritur të marrë një fitore të vuajtur. Megjithëse ishin aktivizuar shumica e formacionit titullar humbja nuk ka arritur të evitohet. Ndeshja ka përfunduar 2-1.

Miqësore

Panathinaikos-Ajaks 2-1

Federiko Maçeda ’10, ’48\Doni vande Bek ‘25

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.