Humor me penalltinë, Benatia-komikut italian: “Debil, të pres në Vinovo, kokë…”

Real Madridi, Juventusi, Champions, ndërhyrja e Benatias ndaj Lukas Vaskezit, Bufon dhe arbitri Oliver. Kanë qenë ditë të tensionuara sidomos në Torino, por të premten, komiku i njohur italian, Maurio Kroca, ironizonte te fjalët e marokenit, që e kishte krahasuar me përdhunim.

Bufera Benatia-Crozza: «Ti aspetto a Vinovo, testa di c...»

Replika e marokenit nuk ka munguar dhe ai është shprehur:

Nëse dëshiron ta provosh, jam në Vinovo çdo ditë, të pres! Debil, kokë…! Nuk bën të qeshësh. Mbaje (me tre gjeste), fute ku të pëlqen”.

Por, çfarë kishte thënë komiku? “Benatia tha se penalltia ndaj Juves ishte si përdhunim? Nuk mund të flasësh për përdhunim. Bëre ti ndërhyrje leshi në të 93’. Nuk e di nëse e ke idenë se çfarë është një përdhunim. Sigurisht, as unë.

Por, nëse do të provosh emocionin, në faullin e radhës, një faull i bukur, provoje ta futësh në by… Një ide, në atë pikë, e ke pastaj”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *