Humbje me shumë pasoja, Kamza pa dy titullarë

Triumfi i një jave më parë me Luftëtarin ishte shumë i rëndësishëm për Kamzën, por në atë takim u dëmtuan Olsi Teqja dhe Orjad Beqiri. Të dy këta futbollistë nuk ishin në takimin kundër Flamurtarin ditën e djeshme dhe mungesa e tyre u ndje.

Shpresohet shumë që të paktën njëri prej tyre të jetë gati për ndeshjen e javës së ardhshme me Skënderbeun. Trajneri Ernest Gjoka nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të tjera. Erlis Frashëri u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me vlonjtatët dhe kështu humbet sfidën me korçarët.

Mungesë e rëndësishme, që detyron Gjokën të kalojë Idrizajn në të djathtë dhe Bonani duhet të zhvendoset në të majtë. Rikthimi i Teqes, që shpresohet se do të ndodhë, do të plotësonte mbrojtjen. Arrabal, ose Orelesi mund të luajnë në qendër të prapavijës.

Njëri prej tyre është i detyruar të luajë në mesfushë. Xhuljo Memhmeti, gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë ditën e djeshme ndaj Flamurtarit dhe duhet të shlyejë pezullimin. Kështu, mungesat për Kamzën shtohen dhe trajnerit Gjoka i duhet të bëjë zgjedhjet e duhura ndaj Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *