Humbja ndaj Lacios zgjon Juven, Matuidi shumë pranë

Matuidi është shumë pranë transferimit të Juventusit, që është zgjuar nga shuplaka e marrë në Superkupë nga Lacio, sepse u vunë re defekte të mëdha në lojën e bardhezinjve. Gazzetta dello Sport analizon minikrizën bardhezi, që ka nisur që nga Kardifi dhe ka përshkuar verën, me mbrojtjen që ka mbetur jetime pa Bonuçin dhe aftësinë e tij për të dalë me top nga zona. 10 gola të pësuar në prag të sezonit të ri janë një rendiment shqetësues, ndaj Matuidi para mbrojtjes është një afrim i shkëlqyer, edhe pse nuk zgjidh problemet e Juves në fazën e zotërimit të topit.

Juventusi duhet të lëvizë dhe me nxitim, sepse i duhen lojtarë me cilësi të mira: dy javë kohë mbeten për të shtuar teknikë dhe fantazi në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *