Humbja me Devollin, Spartak Meraku largohet nga Maliqi

0

Të hënën u luajt ndeshja e fundit e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë, Maliqi-Devolli. Derbi u fitua nga skuadra e drejtuar nga Stavri Nica dhe kjo i ka kushtuar shtrenjtë maliqarëve, sepse 24 orë më pas ka “humbur” sponsorin kandidat për president, Spartak Merakun.

Vetëm një muaj zgjati kjo eksperiencë për të, pasi sot ai ka dhënë dorëheqjen. Për SportEkspres.com, Meraku deklaron se shkak i largimit të tij u bë humbja e sfidës me rivalin direkt në renditje. “Me humbjen e djeshme në derbi, Bilishti doli jashtë objektivit për ngjitje në Kategorinë e Parë. Ishte një ndeshje jo e mirë ajo ndaj Devollit dhe unë nuk mund të qëndroja aty jashtë projektit tim”, theksoi fillimisht Spartak Meraku.

Gjithsesi rikthimi në të ardhmen është opsion, por duhet plotësuar një kusht: “Nëse klubi privatizohet, jam i gatshëm të rikthehem. Maliqi është pjesë e projekteve që unë kam në futboll dhe sot ndjehem keq që eksperienca ime përfundoi kaq shpejt në kohë, por jo përgjithmonë”. Largimin e Merakut nga skuadra e Maliqit e konfirmon zyrtarisht edhe vetë klubi.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.