Humbja me Bylisin, tifozët e Tiranës nuk durojnë më: Ardian Mema jep dorëheqjen

Humbja e sotme me shifrat 3-1 në transfertën me Bylisin e ka vënë ekipin e Tiranës në qendër të kritikave nga tifozët e saj. Pas përfundimit të ndeshjes, kanë qenë të shumtë mbështetësit bardhekaltër që kanë vërshuar me komente në faqen zyrtare në “Facebook” të ekipit të tyre. Të gjithë bien në të njëjtin mendim dhe shprehen njëzëri: “me gjithë respektin, Ardian Mema duhet të japë dorëheqjen”.

Tifozët kërkojnë që trajneri i Tiranës të lërë mënjanë interesat e tij financiare dhe të mos presë shkarkimin nga presidenti Halili, por të largohet vetë nga stoli i kryeqytetasve. Ndërkohë kujtojmë se Refik Halili e ka lënë të kuptohet që pas derbit me Partizanin se e mirëpret dorëheqjen e Memës.

Tirana nuk ka treguar qendrueshmëri në këtë sezon dhe mbetet për tu parë nëse këto luhatje të treguara si dhe humbja e fundit nga Bylisi do të mund të ndikojnë te Ardian Mema që t’i hapë rrugën drejt stolit një emri të ri dhe për t’i plotësuar kështu dëshirën tiozëve e klubit të tij./Sport Ekspres/