Humbja e turpshme, Tramexani ngushëllon tifozët me pica

Paolo Tramexani është një personazh i veçantë, nga ata që nuk kanë frikë të flasin hapur, t’i ndëshkojnë futbollistët duke i çuar në fabrikë në mëngjes herët për të kuptuar sa me fat janë, të komunikojë në mënyrë direkte e të hapur me tifozët.

Të enjten Sioni i tij u mund 3-0 në Lituani nga Suduva dhe i duhet një mrekulli mesjavën e ardhshme për t’u kualifikuar. Humbje e hidhur, sidomos për tifozët zviceranë që kishin pasur guximin të udhëtonin mbi 1000 km me avion drejt Marijampoles, qyteti i vogël ku u luajt ndeshja.

Mbrëmjen e ndeshjes, pas largimit kokulur nga stadiumi, tifozët dëshironin të hanin diçka, por në orën 10 të darkës gjithçka ishte e mbyllur.

Tifozët përfunduan në hotelin ku ishte skuadra, por as aty nuk punonte më restoranti.

Zgjidhjen e gjeti Tramexani: pica për të gjithë, paguar nga trajneri italian! Gjest i veçantë, që afron edhe më shumë trajnerin me tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *