Humbja dramatike me Turbinën, Shkumbini mbetet pa trajner

0

Sokol Branica dhe klubi janë ndarë me konsensus, sot vendoset trajneri i ri

Humbja ndaj Turbinës ka bërë që drejtues dhe stafi i ekipit të kërkojnë një moment reflektimi për të mos lejuar rrëshqitjen e mëtejshme të situatës drejt një fundi fatal. E marta ka nisur paksa ndryshe në drejtimin e Shkumbinit. Trajneri Branica nuk ka qenë në stërvitjen e ekipit sikurse në ditët e mëparshme. Sipas deklaratës të drejtuesve të klubit është gjetur një gjuhë e përbashkët dhe miqësore midis palëve teksa për ndeshjet në vazhdim deri në përfundimin e sezonit, ekipi nuk do të drejtohet më prej Sokol Branicës. Drejtuesit e klubit nuk kanë lënë pa falënderuar trajnerin Branica për punën e tij në dy fazat që u lanë pas dhe në tre ndeshjet e fazës së tretë. Që nga sot drejtuesit e Shkumbini janë vënë në kontakt me disa emra të njohur në futbollin shqiptar të cilëve do t’u besohet shpëtimi i sezonit dhe qëndrimi në Kategorinë e Parë. Brenda fundjavës pritet të mësohet edhe emri i ri i trajnerit të Shkumbinit.

AJAZI – Selami Ajazi mungoi në ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Turbinës dhe skuadra e vuajti jo pak mos prezencën e tij në fushën e blertë. Ajazi, që është edhe një nga pikat kyçe të skuadrës në këto vitet e fundit, po rikuperohet dhe pas dy javësh kur skuadra do të luajë takimin e radhës në Kuçovë me Naftëtarin, ai pritet që të jetë në portë. Në ndeshjen me Turbinën, fundjavën e shkuar në Peqin gafat e portierit leka e ndëshkuan jo pak skuadrën peqinase. Humbja e fundit e ka futur në një kaos ekipin e Sokol Branicës që i duhet patjetër të bëj autokritikën, duke filluar që nga ndeshja e radhës. Shkumbini po përjeton një nga sezonet më të errëta të historisë së tij, aq saqë po rrezikon shumë edhe mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Lulëzim Resuli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here