Humbi për 40 sekonda nga Mcgregor, Cerrone shkoi menjëherë në spital pas mbylljes së ndeshjes

Conor Mcgregor rikthehet te fitojë pas 1162 ditësh, përballë legjendës Donald Cerrone. Që në startin e ndeshjes irlandezi e fillon furishëm dhe vetëm pas 40 sekondash me një shkelm në kokë e rrëzon kundërshtarin për të marrë fitoren e radhës.

Shumë shenja janë lënë në fytyrën e amerikanit Donald Cerrone pas ndeshjes. Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, menjëherë pas mbarimit të kësaj përballje, Cerrone ka shkuar në spital për t’u mjekuar. Sipas raportimeve të para është thyer hunda e sportistit amerikan, që në një periudhë të shkurtër kohore mori shumë grushta në fytyrë. /Sport Ekspres/