Humbet penallti dhe përfundon në burg

0

Histori e pabesueshme nga Italia, ku një futbollist u arrestua pas një sfide ku humbi edhe penallti.

Ngjarja vjen nga futbolli amator në Torino, me protagonist një afrikan, Lui Sou Papa.

Para pak javësh 27-vjeçari përfundoi në burg për shpërndarje droge dhe pastaj u dënua me arrest shtëpiak.

Problemi është se gabonezi donte ta luante patjetër një ndeshje kundër skuadrës kryesuese Cit Turin, ndaj iku fshehtas nga shtëpia, luajto titullar, humbi ndeshjen 3-0 dhe humbi edhe penallti.

Më pas, policia e arrestoi direkt në dhomat e zhveshjes, sepse kur e kishte kërkuar në shtëpi për kontrollin rutinë, nuk e kishte gjetur.

Policët e morën në telefon dhe ai si pa të keq u tha që ishte te fusha për ndeshjen.

Ndërkaq, klubi Kastilione Torineze pretendon se nuk e dinte fare historinë e lojtarit, i cili prej pak javësh ishte bërë pjesë e klubit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here