Hulk dhe Oskar “mbretërojnë” në Kinë, Karrasko e Gaitan gati për “vetëvrasje”

Kampionati kinez ka dhe një javë për të luajtur, por verdiktet duket se janë mbyllur që tani. Kampioni më i ri i Superligës kineze është shpallur ekipi i Shangai SIPG. Klubi ku aktivizohen lojtarë si, Hulk, Oskar apo Akmedov kanë triumfuar ditën e sotme ndaj Bejing Rehne, duke siguruar matematikisht titullin e parë të historisë së tyre.

Shangai kështu, prish hegjemoninë e Guangzhu Evergrandes, të cilët triumfonin dhe dominonin futbollin kinez prej 7 vitesh. Ekipi i drejtuar nga portugezi Viktor Pereira, mori një triumf mjaft të rëndësishëm javën e shkuar në fushën e Guangzhus, duke fituar 4-5, ndërkohë ditën e sotme triumfuan 2-1, duke ia lënë vendin festës.

Guangzhu nga ana tjetër, e cila drejtohet nga legjenda italiane Fabio Kanavaro, ka në ekip mjaft lojtarë me emër si, Paulinjo, Anderson Taliska, po ashtu dhe braziliani Alan, i cili dikur ka luajtur për Salcburg. Ndërkohë, situata duket e keqe për dy ish-lojtarët e Atletiko Madrid, Nikolas Gaitan dhe Ferreira Karrasko, të cilët rrezikojnë të shkojnë një kategori më poshtë me ekipin e tyre Dailan. Javën e fundit do të luajnë ndeshjen e jetës për ekipin e tyre, pasi i duhet të fitojnë patjetër ndaj rivalit të tyre kryesor për të shpëtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *