Hugo Loris bëhet shembull, çfarë dënimi!

Hugo Loris, portieri i Totenhemit, u ndal rreth një muaj më parë në gjendje të dehur dhe për disa orë qëndroi në rajonin e policisë. Më pas u la i lirë dhe kampioni i botës u kërkoi falje tifozëve, familjes dhe klubit të Totenhemt.

Gjithsesi ishte e përcaktuar gjithçka dhe për të do të vendoste gjykata. Vendimi tashmë ka dalë dhe portieri është bërë shembull, pasi ka marrë një dënim të rëndë. Veç gjobës, i është hequr edhe patenta.

Ai nuk mund të ngasë makinën për 20 muaj, ndërkohë që do të duhet të paguajë 50 mijë sterlina gjobë. Gjithashtu edhe nga ana e klubit të Totenhemit ka pasur një gjobë për Hugo Loris.

Me siguri tanimë portierit nuk do t’i shkojë më ndërmend të ngasë makinën në gjendje të dehur. Madje për momentin do t’i duhet edhe një shofer personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *