Hudson-Odoi te Bajern? Lampard i bën presion talentit

0

Kallum Hudson-Odoi është një nga çështjet që vlon më shumë se të tjerat në kampin e Çelsit. Talentit së shpejti i përfundon kontrata dhe klubi dëshiron të rinovojë me të për ta hequr nga “kthetrat” e Bajernit të Mynihut.

18-vjeçari megjithëse ka refuzuar gjermanët po e zvarrit proçesin dhe lajmi se ka rinovuar nuk duket në horizont. Frenk Lampard ka biseduar me talentin dhe i ka shprehur dëshirën se do që ta ketë në skuadër. Së fundmi ai e ka përsëritur këtë kërkesë ndaj sulmuesit. Ai thekson se Kallum mund të bëhet i madh te Çelsi dhe  kombëtarja angleze.

“Dua që Kallum të firmosë kontratë të re dhe të qëndrojë. E kam thënë që para se të vija këtu dhe po e them përsëri. Ai është një lojtar i ardhur nga akademia jonë, kështu ai është një futbollist që mund të bëhet i madh për Çelsin dhe Anglinë. Unë dhe klubi duam që ai të qëndrojë”, u shpreh Lampard.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.