Huazimi te Rangers dhe “prerja në besë” nga Gerrard, ekipi anglez në “Championship” bën ofertë për Florian Kamberin

Florian Kamberi është gati që të ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm për karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar u huazua nga Hiberniani te Rangersi, atje ku do të arrinte që të linte menjëherë gjurmë dhe të fitonte dashurinë e tifozëve.

Madje edhe trajneri Steven Gerrard do të mbetej i mahnitur pas tij, ndërsa sa herë që fliste për cilësitë e lojtarit të Kombëtares, vlerësimet ishin nga më të lartat. Por me rënien e Koronavirusit dhe ndalimit të futbollit, gjërat nisën të ndryshonin.

Rangersi nuk ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e Kamberit, për ta kthyer sërish te Hiberniani. Gjithsesi sipas “Daily Record”, një ofertë zyrtare ka mbërritur për sulmuesin. Bëhet fjalë për ekipin anglez të “Championship”, Hull, që e ka bërë lëvizjen e parë në këtë transferim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *