Hoxhallari “sheh” mbijetesën dhe ëndërron shiritin e kapitenit

0

Erjon Hoxhallari ka qenë një ndër lojtarët më konstantë të Tiranës në këtë sezon të dështuar, duke luajtur 31 herë nga minuta e parë në Superiore dhe duke pasur një rendiment mjaft pozitiv.

Në mikrofonin e Supersportit, mbrojtësi bardheblu ka folur nga Pogradeci në prag të sfidës kundër Skënderbeut, duke u ndalur te gara për mbijetesë, por edhe ambiciet personale.

“Është një ndeshje shumë delikate pasi të dyja ekipet kanë objektiva madhorë. Objektivi ynë është që në këtë sfidë të mos dalim pa pikë dhe të marrim maksimumin në këtë sfidë. Çdo ekip tani bën llogari dhe tre ndeshjet e fundit për ne do të jenë tre finale sepse lufta për mbijetesë është shumë e ashpër, dhe ne ndaj Skënderbeut duam të marrim pikë”.

“Nga sezonet që kam bërë ndoshta është ky sezoni im më i mirë për Tiranën, por më shumë sesa në aspektin personal, do të doja që skuadra të kishte një pozicion më të mirë në renditje, të ishim më lart”.

Shiriti i kapitenit, një ëndërr për të ardhmen? ”Shiriti i kapitenit është një përgjegjësi shumë e madhe dhe pse jo. Të jesh kapiteni i Tiranës do të ishte diçka fantastike. Nëse dalim me pikë ndaj Skënderbeut mund të them që e sigurojmë  mbijetesën që sot. Ne nuk mendojmë për finalen e Kupës pasi më parë duhet të sigurojmë mbijetesën”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image