Hoxhallari “përforcimi” bardheblu, Alla i fal derbin Karabecit

0

Tirana fitoi kundër Skënderbeut në transfertë dhe tanimë bëhet gati për derbin me Partizanin. Nga sot do të mendohet për përballjen me bardheblutë dhe dëshira është e madhe për të marrë pikët maksimale.

Për këtë takim do të jetë i gatshëm edhe mbrojtësi Erjon Hoxhallari. Anësori i majtë e shleu pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe mund të aktivizohet në derbi. Kështu për Memën grupi do të jetë më i plotë.

Fatmirësisht në Korçë asnjë prej lojtarëve që rrezikonin derbin nuk u ndëshkua me karton të verdhë. Daja, Turtulli, Imami dhe Karabeci ishin ata që rrezikonin. Kapiteni në pjesën e dytë e meritoi të verdhin, por arbitri Laver Alla e fali dhe kështu mesfushori do të jetë i gatshëm për derbin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.