Hoxhallari, ofertë nga Rijeka në Kroaci

Prej kohësh lojtari është në merkato dhe me të gjitha gjasat do të largohet sapo Tirana të përfundojë ndeshjet e Europës

Erjon Hoxhallari është më merkato. Futbollisti i Tiranës ka një tjetër ofertë. Bëhet fjalë për Rijekën në Kroaci. Prej kohësh lojtari është në merkato dhe me të gjitha gjasat do të largohet sapo Tirana të përfundojë ndeshjet e Europës. Këtë herë në skenë ka dalë skuadra kroate e Rijekës. Një ekip shumë i mirë për të vazhduar karrierën futbollisti i Tiranës, që është një nga objektivat e merkatos në dalje.

Pogradecari i bardhebluve është një nga më të mirët e sezonit. Ka luajtur vetëm dy ndeshje më pak se Ilion Lika dhe ndoshta është lojtari me më shumë minuta në Superiore, veç portierëve. Prej kohësh lojtari shkëlqen në fushë, pikërisht në krahun e majtë. Erion Hoxhallari, në korrik hodhi firmën 2-vjeçare dhe është nën kontratë.

Ish-mbrojtësi i skuadrës Shpresa vazhdon rrugën e nisur vite më parë në ekipet zinxhir të Tiranës. Por tani çështja është e ndërlikuar dhe duhet të lërë bardheblutë, edhe pse Hoxhallari është një nga investimet më të vlefshme që klubi ka bërë gjatë viteve të fundit, pasi ai ka gjetur hapësira aktivizimi në ekipin e parë që në moshë të vogël. Edhe për Hoxhallarin ka pasur oferta dhe gjasat janë që lojtari të largohet nga bardheblutë. Rijeka është një destinacion perfekt për të. Plus do t’i sjellë para ekipit të Refik Halilit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *