Hoxha: Tirana shumë e fortë, nëse s’fitojmë titull, dështim

0

Alban Hoxha pësoi një gol dje, jo për fajin e vet, por Partizani gjeti forcën të përmbyste rezultatin dhe të merrte 3 pikë të arta. Për portierin dhe kapitenin e kuq, tashmë titulli po afrohet, aq sa do të jetë dështim nëse nuk fitohet…

Sa vlen kjo fitore për titullin?
Dihet se rëndësie ka derbi, pasi fitorja shijoi dyfish. Jo vetëm se ia dolëm sërish në derbi, por edhe për titullin. Dihen pretendimet tona, ndaj në çdo takim futemi dhe luftojmë për të marrë maksimumin.
U bënë 13 derbi që nuk humbisni, i kënaqur?
Nuk është se u futëm në fushë për t’i shkaktuar Tiranës humbjen e radhës, apo për të thelluar shifrat e ecurisë sonë të mirë në derbi, thjesht donim që të mos gabonim, pasi vetëm kështu mund të jemi në rrugën e titullit.
Nëse do të “ngecnit” të barazimi, ç’do të ndodhte?
Do bëhej gjithçka më e vështirë. Dihet që ne na duhen të gjitha fitore tani.
Pozicioni i portierit të jep luksin që të shohësh lojën me qetësi, ishte ky Partizani më i mirë?
Luajtëm mirë, hapur dhe e kërkuam golin. Por u penalziuam nga një gabim, ishim të papërqendruar dhe u ndëshkuam. Por e rregulluam me kalimin e minutave dhe në fund morëm çka deshëm.
A ishte kjo Tirana më e fortë e derbeve të fundit?
Shumë, shumë e fortë.
Mos ka ndikuar premiot që thuhet që janë vendosur nga rivalët tuaj?
Nuk e di çfarë ka ndikuar. Nuk mund të flas dot për këtë, por unë di të them që ishte ndeshje e bukur.
Nëse nuk ia dilni të fitoni titullin, a do ishte dështim?
Normalisht që do ishte dështim. Gjithsesi, për të dalë në konkluzione duhet të mbarojë sezoni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.