Hoxha drejt Kievos, Sorrentino në mes!

0

Kampionati është në kulmin e tij dhe ekipet luftojnë për titullin kampion, por kjo nuk do të thotë që lojtarët nuk kanë nisur të lëvizin për merkaton e verës që po afron. Kapiteni Alban Hoxha është një ndër lojtarët që përmendet më shumë për një largim të mundshëm, kjo edhe për faktin se “gardiani” e ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re. Trajneri i tij Kapeçe, por edhe i gjithë klubi i të kuqve është vendosur në promovimin e futbollistit, guri i fundit do të jetë edhe prova e mundshme e Hoxhës me kombëtaren, kur pritet të luajë titullar ndaj Italisë. Lajmet e fundit në lidhje me merkaton e dërgojnë portierin e të kuqve në Itali me ekipin e Kievos, madje burime pranë “Sport Ekspres” e konsiderojnë të sigurt kalimin e tij në Seria A. Gjithsesi, mbetet një kleçkë, portieri titullar i Kievos Stefano Sorrentino.

Kievo – hoxha është monitoruar nga skuadra e Kievos dhe në eksperiencën e tij në Europa League dhe Champions, por edhe me kombëtaren. Portieri pëlqehet nga skuadra italiane dhe kanë dëshirë që ta afrojnë në ekip, kjo pas mbarimit të kampionateve respektive dhe me hapjen e merkatos së verës. Burime pranë “Sport Ekspres” tregojnë se portieri pothuajse e ka mbyllur një lëvizje të tillë dhe e mirëpret një lëvizje të tillë. Hoxha nëse do të përmbyllte lëvizjen do të shkonte për të zëvendësuar veteranin e portës Stefano Sorrentino.

Kleçka – E ardhmja e portieri shqiptar lidhet ngushtë dhe me atë të Sorrentinos. Ai është 37 vjeç dhe luan si titullar te skuadra e Kievos. “Gardiani” i portës së ekipit italian është përfshirë gjithnjë e më shumë me zërat e një largimi të mundshëm duke parë edhe moshën e tij. Nëse diçka e tillë do të ndodhë edhe rokada është gati, Alban Hoxha.  Prandaj të gjithë duhet të kryqëzojmë gishtat për diçka të tillë.

Prova e fundit – “Hoxha ka për të kaluar edhe një pengesë të fundit. Ndeshjen me Italinë, ai do të ndiqet nga afër në atë takim edhe nga skaut të klubit italian, pasi pritet që ta nisë si titullar përballjen e Shqipërisë me Italinë më 24 mars në Palermo. Një paraqitje e mirë për portierin e të kuqve është e detyrueshme.

Hoxha – I kontaktuar nga gazeta “Sport Ekspres” në lidhje me lajmin në fjalë, ai nuk ka pranuar të flasë duke lënë gjithçka vakante për momentin. Kapiteni është i përqendruar te kampionati dhe shpreson që të mbyllë aventurën e tij me të kuqtë me një trofe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.