Hoxha: Barazimi i drejtë, ja ku po çalojmë. Golat? Nuk jemi shquar për sasi

Alban Hoxha ishte futbollisti më i mirë i derbit të sotëm. Portieri i Partizanit kreu disa pritje shumë të mira dhe arriti të mbante portën e tij të paprekur.

Në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, Hoxha analizon ndeshjen e të kuqve, vështirësitë e hasura kundër Tiranës dhe e cilëson barazimin si rezultatin më të drejtë të derbit të kryeqytetit.

“Normalisht do më kishte pëlqyer ta fitonim derbin, por ashtu si shkoi loja barazimi kënaq të dyja skuadrat. Unë e kam thënë më parë që na duhej medoemos tre pikëshi për të mbajtur kundërshtarët larg”.

“Ndeshjet e tjera duhet të bëjmë pak mirë. Kemi disa ndeshje që e fillojmë dobët e rritemi më pas. Ndoshta disa lojtarë nuk kanë eksperiencën e nevojshme, pasi janë vetëm 20 vjeç dhe nuk janë mësuar me këtë lloj atmosfere. Shpresoj që ta rregullojmë këtë gjë”.

GOLAT E PAKËT – “Faktikisht në kaq vite që kam unë te Partizani nuk është se jemi shquar ndonjëherë si një ekip që shënojmë shumë gola. Kemi qenë një skuadër solide në mbrojtje. Nuk është nevoja për ndonjë “Ekuban”. Të gjithë po shënojmë dhe është një gjë e mirë që të gjithë lojtarët e sulmit po gjejnë gola. Kështu duhet të vazhdojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *