Hoxha: Agolli do na gënjente për Karabakun, jam gati për penalltitë!

0

Alban Hoxha është gati për ndeshjen me Karabakun. Kapiteni dhe portieri i Partizanit vlerëson forcën e Karabakut, por beson te ekipi i tij. Hoxha ka dalë në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Lerda, duke analizuar duelin e nesërm, që do të luhet në orën 17:30.

“Mendoj se ekipi është gati, kemi tre javë që punojmë. Kanë ardhur disa lojtarë të rinj, të cilët po mundohen të ambientohen. Kemi bërë një grup të mirë dhe shpresoj që të përballemi si të barabartë”.

“Ka lojtarë që i gjuajnë më mirë penalltitë se unë. E marr, pasi nuk jam tip emocional. Pas ndeshjes së parë në Elbasan, nuk e besonin shumë kualifikimin me Ferencvaroshin. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv këtu dhe më pas të shohim ndeshjen tjetër”.

“Të gjitha ekipet kanë qenë të forta, por Karabaku me aq sa kemi parë dhe dëgjuar, është superior me ekipet që kemi luajtur ne. Mariborin na e bënë të vështirë vjet, por me pak fat na kaluan. Uroj të kemi fat dhe të bëjmë ndeshjen tonë, atë që kemi menduar”.

“Është e vështirë të luash në atë orar, por nuk kemi çfarë do të bëjmë. Është gjë e mirë që nuk do të ketë diell, siç dëgjova. Në temperatura të larta është e vështirë të japësh maksimumin. Do kishte qenë mirë të luanim në darkë”.

“Golat që kemi pësuar nuk kanë shkuar me lojën që bëmë. Ka pasur mungesë përqendrimi, pasi ishin miqësore. Lojërat kanë qenë të mira. Trajneri po punon që të mos pësojmë, ne e bëjmë në kampionat këtë. Shpresoj të rregullojmë”.

“Nuk e kam kontaktuar Agollin. E kemi analizuar me trajnerin, kemi parë pikat e dobëta dhe të forta. Normalisht ai i do ata më shumë se ne dhe nuk do na jepte informacion të saktë”.

“Shpresoj të shkojë te penalltitë, do ishte gjë e bukur. Pastaj e kam në dorë vete. Janë dy ndeshje, të mendojmë për sfidën e nesërme dhe më pas të mendojmë për të kthimit dhe çështjen e kualifikimit”.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.