Houston Rockets mbetet në krizë, suksesi i lehtë për Celtic e Portland

Boston Celtic ka arritur që të marrë një fitore pa shumë vuajtje ndaj New York Knicks, duke triumfuar në shifrat 128-100. Vendasit ishin dominues në të katër periodat, edhe pse mysafirët tentuan që të përmirësonin diçka në periodën e dytë dhe të tretë.

Portland gjithashtu nuk kishte probleme me Phoenix Sun. Ishte një dominim i Portland që në fill9im me periodën e parë që u mbyll me rezultatin e thellë 34-9. Ishte shumë e vështirë më pas për Phoenix Sun që të përmbyste rezultatin, pasi vendasit marshuan gjatë gjithë lojës të qetë.

Houston Rocket është mundur në transfertë nga skuadra e Utah Jazz, me një rezultat deri diku surprizë 118-91. Miqtë pësuan humbjen e 13-të këtë edicion dhe konsiderohen si një prej zhgënjimeve më të mëdha të sezonit.

REZULTATET  

Boston Celtic 128 – 100 New York Knicks

Portland Trail Blazer 108-86 Phoenix Sun

Utah Jazz 118–91 Houston Rocket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *