Holyfield: Presion i tmerrshëm mbi Joshuan, Ruiz fiton sërish

Legjenda e boksit të peshave të rënda, Evander Holyfield, ka folur për situatën e divizionit ku ai ka bërë histori për vite me radhë. Në vëmendjen e Holyfield ishe dhe dueli i dytë që pritet të ndodhë midis Anthony Joshua dhe Andy Ruiz.

“Divizoni i peshave të rënda po bëhet gjithmonë e më interesant. Dueli midis Ruiz dhe Joshua na tregoi që kur dikush ka vetëbesim, ai mund  t’ia arrijë atë që i ka vënë qëllim vetes. Në duelin e dytë them se gjithçka është në dorë të Joshuas. Do ketë një presion të tmerrshëm për të fituar, nëse nuk e përballon dot do të humbasë sërish. Në duelin e parë nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike”.

“Besimi është diçka krejtësisht mendore. Të gjithë e dimë se Joshua është një boksier i mirë, por kur vendosesh në presion gjithçka ndryshon. Stresi të bën që të mos jesh vetvetja. Duhet të jetë i përgatitur”.

“Unë jam i mendimit se do Ruiz do të fitojë sërish. Ai s’ka nevojë të ndryshoj strategji. Është një boksier që nuk e njeh frikën dhe ndërmerr përsipër risqe, dhe ata që marrin përsipër risqe bëhen kampionë bote”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *