Holandezi i 20-të që vesh fanellën e Barçës, ja kur prezantohet De Jong!

Frenki De Jong prej kohësh është zyrtarizuar si lojtar i Barcelonës me këto të fundit që kanë derdhur në arkat e Ajaksit plot 75 milionë euro, ku në rast se shtohen edhe bonuset, shifra totale e operacionit shkon në 86 milionë euro.

Mesfushori ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 me Barçën dhe do të prezantohet zyrtarisht përpara tifozëve katalanas me 5 korrik.

De Jong është holandezi i 20-të në histori që do të veshë fanellën e Barcelonës, pas emrave si Johan Krujf, Van Bronkorst, Kuman apo Van Bomel e Koku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *