Holanda shtangu Portugalinë, Ronaldo bën diçka të re për këtë sezon

0

Holanda fitoi dje 3-0 ndaj Portugalisë, në një ndeshje miqësore që më sa duket nuk është marrë fort seriozisht nga kampionët e Europës.

Depaj, Babel e Van Dijk shënuan për Tulipanët, me trajnerin Ronald Kuman që festoi suksesin e parë në drejtim.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte diçka tjetër: Kristiano Ronaldo, autor i 19 golave në 9 ndeshjet e fundit, dje luajti 68 minuta dhe nuk e goditi asnjëherë portën kundërshtare. Rekord sezonal, sepse portugezit nuk i kishte ndodhur asnjëherë diçka e tillë këtë sezon. Natyrisht, ishte një miqësore dhe kjo tregon qartë pse UEFA prej vjeshtës së këtij viti do t’i heqë nga qarkullimi miqësoret pa vlerë, duke i zëvendësuar me Nations League, kompeticion me shumë vlerë, pasi shton ndjeshëm shanset për kualifikim me Europian, për çdo kombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here