Holanda mposht tersin e penalltive, tani në finale kundër Italisë

0

Holanda dhe Italia do të përballen në finalen e Kampionatit Europian U-17 që po zhvillohet në Angli.

“Tulipanët” mposhtën Anglinë vendase në gjysmëfinale, falë 11-metërshave, në një sfidë që nuk prodhoi gola, edhe pse rastet ishin të shumta, në një sfidë të barabartë.

Një ekip i mallkuar kur bëhet fjalë për penalltitë, Holanda më në fund festoi, sepse portieri Xhoi Kurevar u bë heroi, duke pritur penalltinë e 12-të të ndeshjes, pas 11 gjuajtjesh të sakta.

Kjo lejon Holandën të vijojë të ëndërrojë titullin e tretë, pas sukseseve në vitet 2011 e 2012.

Në finalen e të dielës do të jetë përballë Italia, që shkon për herë të dytë në histori në finalen e Europianit U-17.

“Axurrët e vegjël” mundën Belgjikën 2-1, në një sfidë mjaft të luftuar, që u vendos nga një gol i bukur shënuar nga Edoardo Vergani 10 minuta para fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.