Holanda kampione Europe, penalltitë nuk janë më mallkim

Pas triumfit në çerekfinalet e Kampionatit Europian me penallti ndaj Irlandës U-17, Holanda mendoi se ndoshta, por vetëm ndoshta, penalltitë nuk qenkan mallkimi i përjetshëm i Tulipanëve.

Në gjysmëfinale sërish barazim ndaj Anglisë vendase, sërish triumf me penallti, sërish portieri Xhoi Kurevar vendimtar. Nëse ndodh dy herë, nuk mund të ndodhë edhe herën e tretë, apo jo?

Sot Holanda U-17 u ndesh me Italinë në finalen e Europianit dhe sërish triumf me penallti, sërish me 17-vjeçarin Kurevar vendimtar, me dy pritje. Talenti i Fejenordit është që tani shpresa e madhe e Holandës për të ardhmen, sepse ka çuar në Holandë një trofe me rëndësi, që tregon se holandezët kanë nisur të punojnë sërish në bazë, te fëmijët.

Italia luajti mirë, përmbysi disavantazhin e fillimit të pjesës së dytë dhe po shijonte suksesin, por 6 minuta para fundit Holanda barazoi dhe e çoi ndeshjen te penalltitë, ku Tulipanët fituan 4-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *