Hofenhajmi si Reali, por Dortmundi akuzon gjykimin

0

Një gol në pjesën e dytë nga Pier-Emerik Obamejang i dha barazimin 2-2 Dortmundit në Hofenhajm, në një sfidë ku Dortmundi luajti me 10 lojtarë për një pjesë loje.

Marko Rojs u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, kur Hofenhajmi kryesonte 2-1, duke marrë të kuqin e parë në 209 ndeshje në Bundesligë.

Vendimi i gjyqtarit i kundërshtua gjatë dhe gjithashtu pas ndeshjes Dortmundi u ankua pa fund, pasi vendimi u duk i tepruar.

Për sa i përket ndeshjes, Hofenhajmi e nisi perfekt, duke shënuar që në minutën e tretë me Mark Uth, pas një gabimi të portierit mik Vajdenfeler, ndërsa Gëce barazoi pak minuta më vonë, para se Sandro Vanger të rikthente në avantazh Hofenhajmin në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, me një lojtar mangut, Dortmundi sulmoi më shumë se Obamejang evitoi humbjen, duke shënuar golin e 16-të personal në kampionat.

Barazimi konfirmon vuajtjet e Dortmundit në udhëtim, ndërsa Hofenhajmi mbetet skuadra e vetme pa humbje në Gjermani dhe ndër kampionatet e mëdhenj vetëm Reali është pa disfata, përveç skuadrës së drejtuar nga Julian Nagelsmann.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image